Lajmet

Hakerat përdoren paisje të thjeshta për të rrëzuar gjysmën e internetit të Premten

Oct 24 2016
0 Shpërndarje

google-datacenter-tech-13Një sulm i madh kibernetik që solli poshtë gjigandët e internetit Twitter dhe Paypal mendohet se është shkaktuar nga hakerat që po përdornin pajisje të zakonshme si uebkamera, monitorë fëmijësh dhe regjistrues digjital.

Në thyerjen e madhe globale të internetit, hakerat kanë nënshtruar sajte shumë të njohura si Netflix, Twitter, Paypal dhe Spotify.

Ç’rregullimi i madh ishte si pasojë e një sulmi të koordinuar në disa infrastruktura themelore të cilat fuqizojnë internetin. Dyn, një nga shumë kompanitë përgjegjëse për host-imin e regjistrit kritik të rrjetit të njohur si Domain Name System (DNS), vuajti një sulm të vazhdueshëm të quajtur “ndalim i shpërndarë i shërbimit” (DDoS), duke u bërë shkak që shumë njerëz të humbnin hyrje në disa sajte të veçanta ose në krejtësisht internetin.

Sulmuesit e shastisën sistemin duke përdorur qindra mijëra pajisje që ato i kishin infektuar me një “botnet.” Dyn tha se kishte luftuar një numër sulmesh të ndryshme përgjatë të premten. Ndërprerjet u raportuan në SHBA-në Lindore para se të përhapeshin përgjatë gjithë vendit dhe në Evropë.

Sulmet DDoS janë të zakonshëm, por ka prova se ato po bëhen edhe më të fuqishëm, më të sofistikuar dhe po synojnë sa më shumë furnizuesit bazë të infrastrukturës  të internetit.

Sulmi i madh vjen në mes të shqetësimeve të sigurisë kibernetike në SHBA, pasi hakerat kanë marrë hyrje në kompjuterët në një numër organizatash të SHBA-së, duke përfshirë ato të Komunitetit Nacional Demokrat (DNC).

Hakimet ndaj DNC kanë rritur tensionin politik , me SHBA-në që akuzon direkt Rusinë për kryerjen e këtyre sulmeve.  Gjatë debatit presidencial të tretë dhe të fundit, Zonja Klinton akuzoi presidentin Rus Vladimir Putin se e kishte ndërmarrë personalisht sulmin.

Dyn tha se sulmi po vinte nga miliona adresa interneti, duke e bërë atë një nga sulmet më të mëdhenj kibernetik të të gjitha kohërave. (PCWorld Albanian)

Tags >

DDoS
Lajmet e fundit>