Hakerat kanë përdorur rrjetin social Linkedin për të kompromentuar sisteme biznesesh dhe institucionesh

Publikuar më: 09-10-2015

 

LinkedinÇdo ditë e më shumë hakerat tregojnë se mënyrat e sulmeve kibernetike online janë nga më të shumllojshmet. Së fundmi ata kanë ndërtuar një skemë mashtrimi e cila është implementuar në rrjetin e rekrutimit të punonjësve, LinkedIn.

Nga të dhënat e zbuluara deri më tani, grupi i hakerave ka vënë nën shënjestër kompanitë e telekomunikacionit, institucionet qeveritare dhe departamentet e mbrojtjes. Sipas hulumtuesve të kompanisë SecureWorks të Dell, pas këtij sulmi mendohet se fshihet grupi i hakerave Threat Group 2889’.

Raportet e deritanishme kanë zbuluar se grupi i hakerave ka analizuar me detaje historinë e jetës profesionale të të paktën 500 kontakteve. Përmes informacioneve që marrin, ata bëjnë të mundur hyrjen në sistemin e bizneseve dhe organizatave të mëdha. Por firma tjetër e sigurisë Cylance zbulon se ky grup hakerash përdorin një sërë metodash të tjera ku përfshihen injektimi SQL, shfrytëzimi i dobësive të softuerit si dhe TinyZBot, një variant ky i maluerit Zeus. Ky maluer mbledh informacion në makineritë e infektuara duke shkrepur pamje të ekranit, çaktivizuar antiviruse dhe duke shtuar softuerë të tjerë keqdashës.

Së fundmi, LinkedIn është shëndrruar në një vegël të preferuar të grupeve të hakerave për mbledhjen e informacion që më pas do të përdoret për shënjestrimin e viktimave të radhës. Jo më larg se në muajin shtator, punonjësit e firmës së sigurisë F-Secure ranë pre e rekrutuesve të rreme pas të cilëve fshiheshin një grup hakerash. Kjo tregon se tanimë uebfaqet online por kryesisht rrjetet sociale janë shumë të pasigurta ndaj kini kujdes. (PC World Albanian)

Hakerat kanë përdorur rrjetin social Linkedin për të kompromentuar sisteme biznesesh dhe institucionesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)