Hakerat infektojnë me maluer disa aplikacione në App Store. Apple kundërpërgjigjet fuqishëm

Publikuar më: 22-09-2015

appstore-heroQasja e Google ndaj aplikacionet Android ka sjellë si pasojë probleme të shumta gjatë viteve të fundit për këto aplikacione. Hakerat e kanë pasur shumë të thjeshtë të infektojnë me maluerë dhe viruse aplikacionet Android.

Nga ana tjetër platforma iOS e Apple është njohur si një platformë e papërshkrueshme nga veprimtaritë keqdashëse të hakerave. Por me sa duket ka ardhur koha që kjo hipotezë të bjerë.

Një grup hakerash kanë mundur të ndërhyjnë në sigurinë e disa nga aplikacioneve të iOS duke bërë të mundur infektimin e tyre me maluer. Bëhet fjalë për të paktën 39 aplikacione iPad dhe iPhone të infektuara. Të dhënat e para për këtë maluer, vërshuan online një javë më parë në Palo Alto Network.

Ishtë vetë Apple, që konfirmoi se hakerat arritën të kompromentonin integritetin e dyqanit të aplikacioneve App Store duke instaluar maluer në disa nga aplikacionet e platformës iOS. U mësua se hakerat përdorën XCode (platformën për zhvillimin e aplikacioneve Mac dhe iOS), për të ndërhyrë në sigurinë e aplikacioneve. Zhvilluesit kanë menduar se zotëronin një version zyrtar të XCode nga Apple por jo. Sulmi mori emërtimin XCodeGhost. Apple e ka zbuluar këtë problem shumë shpejt dhe tani ka fshirë nga App Store shumë nga aplikacionet e infektuara. Ndërkohë është duke punuar me zhvilluesit për tu siguruar se ata përdorin versionin zyrtar XCode për ndërtimin e aplikacioneve.

Përveç versionit zyrtar, XCode është i disponueshëm për tu shkarkuar dhe nga disa palë të treta. Mendohet se XCode është shumë i ngadaltë për tu shkarkuar në Kinë dhe zhvilluesit kinez e kanë shkarkuar atë në mënyrailegale.

Disa nga aplikacionet që u prekën janë WeChat, WinZip, Pocket Scanner, CamCard etj. Ky sulm me siguri do të mbahet mend në historinë e Apple spese është hera e parë që hakerat arrijnë të kompromentojë aplikacionet e platformës iOS.(PCWorld Albanian)

Hakerat infektojnë me maluer disa aplikacione në App Store. Apple kundërpërgjigjet fuqishëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)