Hajdutët lehtësisht mund të resetojnë orën inteligjente Apple Watch

Publikuar më: 15-05-2015

001

Ruajeni mirë orën inteligjente Apple Watch sepse nëse e humbisni, me shumë gjesa nuk keni për ta parë më kurrë.

Me prezantimin e iOS 7, Apple solli një karakteristikë të re e quajtur “Activation Lock” për smartfonët, tabletët dhe iPod-ët e saj me qëllimin parandalimin e fshirjes së të dhënave nëse e humbisni. Kjo ndalonte këdo që të resetonte paisjen.

Kjo karakteristikë e re ka qenë goxha efektive në reduktimin e vjedhjeve të një smartfoni iPhone dhe tableti iPad sepse shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të blejnë një paisje që I përket dikujt tjetër. Gjithashtu ishte shumë e thjeshtë të rikuperohej një paisje e humbur dhe ishte e pamundur që për vjedhësit të ç’aktivizonin karakteristikën e lokalizimit të paisjes “Find my Phone” pa zotëruar fjalëkalimin e iCloud.

Gjithësesi, mësuam se ora inteligjente Apple Watch nuk e ka këtë mekanizëm mbrojtjeje duke e bërë të lehtë për secilin që të formatojë atë terësisht duke e rikthyer në gjëndje fillestare fabrike. Mëposhtë kemi paraqitur një video sesi lehtësisht mund të kryhet kjo proçedurë. (PCWorld Albanian)

Hajdutët lehtësisht mund të resetojnë orën inteligjente Apple Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)