Grusht ushtarak në Turqi, bllokohet qasja në Facebook, Twitter dhe Youtube

Publikuar më: 15-07-2016

turkey-twitterUshtria Turke e cila ka pushtuar rrugët e Stambollit dhe Ankarasë në një grusht shteti ka bollokuar qasjen në rrjetet social për qytetarët turq.

Turkey Block, një llogari në Twitter e cila vazhdimisht kontrollon nëse ndonjë uebfaqe online është e bllokuar raportoi se në orën 11:04 Facebook, Twitter dhe Youtube nuk mund të aksesoheshin. Qasja mendohet të jetë rikthyer pas një ore e gjysëm ndërsa Instagram dhe Vimeo vijonin të ishin funksionalë.

Untitled

E çuditshme se shërbimet e transmetimeve live si Twitter Periscope dhe Facebook Live nuk u prekën. Facebook nuk doli me një qëndrim zyrtar ndërsa Youtube tha për TechCrunch se ishin në dijeni për bllokimin e platformës në Turqi.

Kanë qenë të shumtë ata që publikonin imazhe të një pushtim ushtarak dhe bllokimit të urave, rrugëve, televizioneve dhe në disa cicërima shfaqeshin avionë ushtarakë. (PCWorld Albanian

Grusht ushtarak në Turqi, bllokohet qasja në Facebook, Twitter dhe Youtube
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)