Grupi i hakerave që sulmuan Facebook, Apple dhe Microsoft rikthehen sërisht me sulme më intensive

Publikuar më: 09-07-2015

hackingback_primary-100036771-galleryPara dy vitesh një grup hakerash sulmuan kompanitë teknologjike më të mëdha në botë si Facebook, Apple dhe Microsoft. Të gjithë menduam se sulmet mbaruan me aq por jo, grupi i hakerave nuk ka të ndalur.

Që nga vitit 2012, grupi i përbërë nga ekspertë sigurie të Kaspersky Lab dhe Symantec, të njohur ndryshe si Wild Neutron apo Morpho, ka fituar akses në rrjetet e 45 kompanive të mëdha.

Pas sulmit masiv ndaj Facebook, Apple dhe Microsoft, grupi vendosi të ndërpriste aktivitetin e tij përkohësisht për mos tu rrezikuar nga autoritetet. Gjithsesi nuk u desh shumë kohë që ata të rifillonin sërisht sulmet. Nga viti 2014 e deri më tani sulmet e tyre janë intensifikuar, sipas një raporti të publikuar nga Kaspersky Lab dhe Symantec. Symantec ka identifikuar 49 organizata të ndryshme në më shumë se 20 shtete që kanë rënë pre e sulmeve Morpho që nga viti 2012. Shumica e tyre i përkasin fushës së teknologjisë, farmaceutikës dhe sektorëve ligjor në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Europë.

Kaspersky ka deklaruar se duke qënë se ky grup hakerash nuk ka sulmuar ndonjë institucion ligjor atëherë mundësitë që ai të financohet nga qeveria e ndonjë shteti janë të pakta. Gjithsesi këta hakera përdorin vegla dhe teknika të nivelit të lartë për të siguruar informacion. Sipas hulumtuesve hakerat e Morpho zakonisht shënjestrojnë zyrat rajonale të viktimave dhe pastaj fitojnë akses në rrjetet e tyre të brendshme. Ende nuk dihen detaje të qarta për sulmet e këtyre muajve nga ky grup hakerash por është mësuar se ata kanë përdorur Flash Player për të fituar akses në rrjete të ndryshme të dhënash.

Hulumtuesit po mundohen të gjejnë informacion për vendodhjen e këtij grupi. Sipas kodit të maluerëve duket qartë se ata kanë një anglishte të rrjedhshme por janë vënë re gjithashtu dhe disa rreshta në gjuhën rumune dhe ruse. Ekspertët e sigurisë së Symantec kanë deklaruar se Morpho është një grup i disiplinuar e tepër i aftë me një nivel të lartë sigurie operacionale i cili përbën një rrezik të madh për kompanitë dhe duhet marrë shumë seriozisht. (PC World Albanian)

Grupi i hakerave që sulmuan Facebook, Apple dhe Microsoft rikthehen sërisht me sulme më intensive
1 vote, 3.00 avg. rating (72% score)