Grupi i hakerave “Shadow Brokers” publikoi të dhëna të reja të vjedhura nga NSA-ja

Publikuar më: 02-11-2016

960x0Një grup i quajtur “Shadow Brokers” paralajmëruan se do të nxjerrin një tjetër perlë nga thesari i tyre i mjeteve të hakimit të nivelit të lartë të vjedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, duke dhënë më shumë informacion se si operojnë online agjensitë e spiunazhit.

Publikimi i radhës zbulon emrat e koduar të përdorur brenda NSA-së – duke përfshirë “Jackladder” dhe “Dewdrop” —  dhe përmban informacion të protokollit të internetit rreth rezultateve të organizatave, kryesisht në Japoni, Kinë dhe Korenë e Jugut, sipas shumë ekspertëve të cilët analizuar të dhënat.

Më shqetësuese për NSA-në, është se publikimi mbështet pretendimet e Shadow Brokers  se ato kanë vjedhur një grup çelësash që hapin dry elektronik, nga agjencia.

Shadow Brokers prej kohësh janë në vëmendjen e inteligjencës dhe specialistëve të sigurisë kibernetike që kur grupi nxori një set fillestar mjetesh hakimi të NSA, në Gusht. Serioziteti i rrjedhjes u konfirmua kur firmat e sigurisë nxituan që të arnonin vrimat që u zbuluan në softuerët e tyre nga këto mjete.

The Intercept konfirmoi se mjetet e Shadow Brokers ishin me të vërtetë nga NSA duke ndërlidhur të dhënat e rrjedhura me informacionin e mbajtur në një manual top-sekret të pa publikuar më parë. (PCWorld Albanian)

Grupi i hakerave “Shadow Brokers” publikoi të dhëna të reja të vjedhura nga NSA-ja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)