GranitePhone: Një telefon inteligjent me sistem operativ Android i përkushtuar ndaj sigurisë

Publikuar më: 12-10-2015

Screen-Shot-2015-10-12-at-10.32.02Prodhuesi francez i pajisjeve elektronike, Archos, në bashkëpunim me specialistët IT të sigurisë  Sikur, kanë krijuar aparatin celular GranitePhone me prioritet sigurinë, i cili tashmë është i disponueshëm për $850.

Dizenjuar për përdorues të cilët janë të interesuar më tepër për sigurinë e tyre sesa për argëtim, ky është hapi i parë i dy kompanive në tregun e telefonave të sigurt me përfaqësues si Blackphone dhe Turingphone.

downloadModeli GranitePhone ka ekran 5-inç Full HD, chipset Snapdragon 615, 2GB RAM, kapacitet baterie 2,700 mAh, storage 16GB, kamera të pasme 16MP dhe kamera të përparme 8MP. Veçantia e këtij modeli qëndron tek sistemi operativ, i krijuar nga Sikur vetëm për këtë model. Ai është një version i sistemit Android.

Ky sistem operativ enkripton çdo gjë duke nisur nga telefonatat dhe mesazhet deri në çdo të dhënë të ruajtur në shërbimin cloud, të cilat mund të aksesohen duke përdorur aplikacionet Sikur. Në të dhënat e publikuara nuk përmendet versioni i sistemit Android i përdorur për të krijuar sistemin operativ Granite. (PCWorld Albanian)

GranitePhone: Një telefon inteligjent me sistem operativ Android i përkushtuar ndaj sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)