Harduer

GoPro tërheq nga tregu dronin Karma, raporton probleme me energjinë

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
GoPro tërheq nga tregu dronin Karma, raporton probleme me energjinë

gopro-karma-drone-1Prodhuesi i shquar i kamerave të aksionit GoPro njoftoi ditën e Marte se do të tërhiqte 2,500 dronë Karma si rezultat i një defekti me energjinë. Aksionet e GoPro ranë me 4.7% në 10.35 dollar.

Kjo ngjarje vjen një javë pasi GoPro uli parashikimet në 600 milion dollar të ardhura nga 650 milion që ishin më parë për tre mujorin e fundit të 2016-tës.

Kompania tha se planifikon të rifillojë shitjet sapo defekti të riparohet. GoPro do të rimbursojë konsumatorët dhe jo të zëvendësojë dronët e blerë brenda datës 23 Tetor.

GoPro lançoi dronin gjatë muajit Shtator duke mos lënë pa përmenduar problemet e prodhimit të cilat e detyruan kompaninë të prodhonte më pak sesa kishte parashikuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoPro
Lajmet e fundit>