GoPro prezantoi dronin Karma dhe kamerat e aksionit Hero5

Publikuar më: 20-09-2016

Gjatë evenimentit të prezantimit të dronit të shumpërfolur Karma nga GoPro, kompania prezantoi dy kamera të reja aksioni. Dedikuar entuziastëve të sporteve, produktet e reja të GoPro e veçanërisht droni Karma, hapin dyert për kompaninë drejt një industrie të re.

Edhe pse emri i kompanisë shpesherë shërbente si një sinomim i kamerave të aksionit, industria e prodhimit të dronëve ishte pushtuar nga prodhues jo të specializuar dhe i mungonte një emër i madh.

GoPro Karma

Pas një pritjeje të gjatë, që nga fillimi i 2016-tës, Karma më në fund është gati në ngrihet në ajër. Veçoria kryesore dhe ajo e cila e diferencon nga lloji i vet është portabiliteti. Mund ta merrni gjatë një udhëtimi me bicikletë ose ndërsa bëni ski.

Kamera me stabilizues trekëndor mund të shkëputet nga droni dhe të vendoset në një dorezë të posaçërisht për të realizuar video e cila quhet Karma Grip.

Droni vjen me një kontroller me ekran me prekje që bën të mundur operimin e mjetit pa një telefon apo tablet. Karma do të kushtojë 799 dollar dhe funksionon me kamerat Hero4 dhe Hero5. Mund të blihen edhe si një paketim i vetëm për 999 dollar me Hero 5 Session dhe 1,099 dollar me Hero 5 Black.

27235382_hero5_black_45_masterGoPro Hero 5 Session dhe Black

Përveç dronit Karma, GoPro prezantoi edhe modelet e reja të kamerave të aksionit që do të pasojnë Hero4. Saktësisht Hero5 është në dy modele: Black që do të kushtojë 399 dollar dhe Session 299 dollar.

Diferenca kryesore mes dy modeleve është ekrani 2 inç me prekje në Hero5 Black. Që të dy versionet janë rezistentë ndaj ujit deri në 10 metër thellësi. Kamerat mund të realizojnë video 4K me 30 frekuenca në sekond. (PCWorld Albanian)

GoPro prezantoi dronin Karma dhe kamerat e aksionit Hero5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)