GoPro nxjerr në shitje kamerën e saj të re Hero 4 Session në 12 Korrik

Publikuar më: 08-07-2015

150707074656-gopro-session-780x439

Kamerat GoPro janë tepër të preferuara në ditët e sotme, sidomos nga ata aventurier që preferojnë të regjistrojnë çdo udhëtim të tyre të çmendur.

Me siguri çdo kush prej tyre do të donte të kishte kamerën më të fundit të lançuar nga GoPro. Bëhet fjalë për Hero 4 Session të cilën kompania me seli në Kaliforni do të lançojë në 12 korrik. Kjo kamer është 50% më e vogël dhe 40% më e lehtë se modeli parardhës.

Këtë produkt, GoPro do ta shesë për 399 dollar. Kjo kamer ofron të njëjtat karakteristika si parardhësi i saj dhe komandohet me anë të një butoni të vetëm.

Sigurisht që një kamer GoPro do të humbte kuptimin e saj nëse ajo nuk do të ishte rezistente ndaj ujit. Hero 4 është rezistente ndaj ujit deri në 33 metra thellësi. Ashtu si dhe modelet e tjera të kamerave GoPro dhe Hero 4 mund të vendoset në një helmetë për tu mbajtur mbi kokë apo me një shkop për selfie. (PC World Albanian)

GoPro nxjerr në shitje kamerën e saj të re Hero 4 Session në 12 Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)