GoPro në kërkim të vëmendjes së entuziastëve të sportit me dronin Karma

Publikuar më: 19-09-2016

gopro-karma-holiday-release-1Ditën e sotme prodhuesi i shquar i kamerave të aksionit do të prezantojë dronin Karma për entuziastët e sportit. Prezantimi fillon në orën lokale 16:00 dhe kompania e sheh këtë produkt si ndër më të rëndësishmit të saj.

Droni quadkopter del në shitje nga fundi i vitit dhe kompania shpreson se do të rrisë të shitjet dhe si rezultat të ardhurat e kompanisë. Produkti i ri e zhvendos vëmendjen e kompanisë nga sektori i kamerave të aksionit në tregun e dronëve të shpejtësisë së lartë.

E në këtë sektor konkurrenca nuk ka sesi të mungojë. GoPro beson se përdoruesit e kamerës së aksionit Hero nuk do të hezitojë të blejnë quadkopterin e kompanisë duke mos e ndërruar me një produkt të rivalëve si DJI apo Parrot.

GoPro publikoi një video lançimi të Karma të cilën mund ta ndiqni mëposhtë. Ne dot të përditësojmë artikullin sapo produkti të zyrtarizohet përfundimisht nga kompania.(PCWorld Albanian)

GoPro në kërkim të vëmendjes së entuziastëve të sportit me dronin Karma
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)