GoPro dhe Google sjellin kamerën 360 gradë të realitetit virtual

Publikuar më: 29-05-2015

gopro360

Mund të themi se Google është bërë pjesë plotësisht e tregut të pajisjeve virtuale me lançimin e Jump, një platformë e re e realitetit virtual e cila ju lejon të krijoni dhe shpërndani përmbajtje 3D. Por si do të ndodhë e gjitha kjo? Këtu futet në lojë GoPro e cila ka ndërtuar një kamera në formë rrethore 360 gradë e përbërë nga 16 kamera të vogla GoPro. Forma rrethore, kontrolli i multi-kamerave dhe jeta e baterisë goxha e gjatë do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme të realitetit virtual 3D.

Që nga kjo pajisje 360 gradë, videot mund të transferohen në softuerin Jump të Google. Më pas nëse keni dëshirë mund të shpërndani videon tuaj më këdo në botë që zotëron një pajisjese të realitetit virtual, qoftë ajo e tipit Cardboard apo jo. Nga Google u mësua se kjo kamera 360 gradë si fillim do të jetë e disponueshme për disa kalane të vecanta në YouTube dhe më vonë do të jetë e disponueshme për krijuesit e përmbajtjev të realitetit virtual. Nuk dihet akoma se kur ajo do të jetë e disponueshme për tu blerë nga konsumatorët. (PC World Albanian)

GoPro dhe Google sjellin kamerën 360 gradë të realitetit virtual
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)