Gooligan sulmon Android-in, infekton 1 milion llogari Google

Publikuar më: 01-12-2016

android-malware_620-100437304-primary-idgeNëse përpiqen të shkarkoni aplikacione përtej Google Play Store, me shumë gjasa do të bini pre e mashtrimeve.

Ky është konkluzioni i disa hulumtuesve pranë Check Point Software Technologies të cilët kanë zbuluar një maluer i cili tenton të bëjë “root” telefonit në mënyrë që të qaset në llogarinë tuaj të Google.

I quajtur Gooligan, malueri nuk synon kartën e kreditit apo listën e kontakteve. Përkundër shkarkon aplikacione në telefonin tuaj duke i dhënë një vlerësim maksimal në emrin tuaj.

Thuhet se 1 milion llogari janë prekur nga sulmi i Gooligan dhe sipas Check Point, 13,000 paisje të reja infektohen çdo ditë kryesisht me Jelly Bean, KitKat dhe Lollipop. Telefonët me Marshmallow dhe Nougat janë imunë ndaj maluerit.

Googligan është një version i Ghost Push të cilin Google prej mëse 2 vitesh është përpjekur ta neutralizojë. Google bëri të ditur se po punon nga afër me Check Point për të mbrojtur përdoruesit në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Gooligan sulmon Android-in, infekton 1 milion llogari Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)