Google zgjedh një logo për tu uruar shqiptarëve festën e pavarësisë

Publikuar më: 28-11-2015

UntitledDy vite më parë një fushatë online e ndërmarrë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë kulmoi kur Google në domeinin e saj google.al kishte vendosur një qendër të faqes një “doodle” në shenjë urimi për Shqiptarët.

Në PCWorld Albanian shkruanim: “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë dhe motorin e kërkimit Google të flasë shqip.”

Untitled1

Tradicionalisht Google në shenjë urimi dhe respekti për traditat, vlerat dhe datat e shënuara të kulturave të ndryshme shfaqet logo të cilat i quante “doodle” në uebfaqen e saj të motorit të kërkimit.

Sot në mëngjes gjigandi i motorit të kërkimit bëri të njëjtën gjë për shqiptarët. Në Google.al me rastin e 28-29 Nëntorit në një logo të re shfaqet një flamur shqiptar në mes të emërtimit të rrjetit social. Kjo logo është e dukshme vetëm për Shqiptarët nën domeinin .al. (PCWorld Albanian)

Google zgjedh një logo për tu uruar shqiptarëve festën e pavarësisë
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)