Google zbulon 9500 faqe keqdashëse në ditë

Publikuar më: 20-06-2012
Google zbulon 9500 faqe keqdashëse në ditë

Në blogun e vet të sigurisë, Google ndau me njerëzit disa të dhëna të tyre personale për faqe me viruse apo nga ato që të vjedhin fjalëkalimet. Në këtë post kompania flet për një lundrim të sigurtë në internet që përdoret nga brouserat Safari, Firefox dhe Chrome. Gjithashtu jep disa detaje interesante për llojet e sulmeve kibernetike që mund të bëhen në drejtim të individëve.

Google thotë se gjatë viteve kompania ka mësuar shumë gjëra edhe nga fakti që është detyruar të mbrojë serverat, përdoruesit dhe shërbimin e vet. Kjo ekspertizë e ka ndihumar google në luftën e saj kundër krimit kibernetik, gjë e cila është një detyrë e vetvendosur.

Google thotë se gjen mesatarisht rreth 9500 faqe "të këqija" çdo ditë. Kompania gjithashtu përcjell miliona paralajmërime në ditë nëpërmjet API të brouserave. Në të njëjtin kohë google gjithashtu jep 12-14 milionë paralajmërime në drejtim të përdoruesve për faqet në të cilat ata vizitojnë.

Nëpërmjet bashkëpunimit me StopBadware.org, kompania lajmëron mijëra webmaster çdo ditë në lidhje me këto faqet "e këqija". Hakerat i vizitojnë rregullisht këto faqe me qëllim marrjen e kodeve të rreja keqdashëse.

Edhe pse problemi është bërë me shumë problem internacional, autorët e hakimeve me bazë uebfaqet kanë filluar të shenjestrojnë përdoruesit që praktikojnë shumë spear phishing. Është interesante të përmendim se origjina e shumicës së këtyre uebfaqeve e kanë hostin në ShBA dhe Brazil. Irani, Spanja, Australia dhe Peruja janë faqet më aktivitet më të ulët në planet. (PCWorld Albanian)

Google zbulon 9500 faqe keqdashëse në ditë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)