Google Wi-Fi, përpjekja e dytë e Google në industrinë e paisjeve të rrjetit

Publikuar më: 05-10-2016

google-wifi-better-800x450Vitin e kaluar Google lançoi routerin Wi-Fi OnHub dhe këtë viti kompania ka një ofertë të re. Pika e re e aksesit përfaqësohet nga një cilindër në ngjyrë të bardhë. Tipari kryesor janë rrjetet mesh që do të thotë se rrjeti dhe mbulimi zgjerohen sa më shumë njësi të shtohen.

Automatikisht përzgjedh kanalet më të mira për cilësinë më të lartë të transmetimit. Një i tillë kushton 129 dollar ose mund të blini tre për vetëm 299 dollar. Porositë fillojnë në Nëntor dhe shitjet në Dhjetor.

Nëse doni të jeni prej komsumatorëve të parë atëherë bashkojuni kësaj liste pritjeje. Në aspaktin teknik, routeri është një paisje me certifikimin 802.11ac dhe operon në frekuencat 2.4 Ghz dhe 5Ghz me katër antena.

Në teori routeri Google Wi-Fi ofron shpejtësi transmetimi prej 900 Mbps në 5 Ghz dhe 300 Mbps në 2.4 Ghz. Ka dy porta interneti me kapacitet Gigabit. Në të njëjtën kohë zotëron goxha fuqi kompjuterike falë procesori katër bërthamësh, 512MB RAM dhe 4GB flash. (PCWorld Albanian)

Google Wi-Fi, përpjekja e dytë e Google në industrinë e paisjeve të rrjetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)