Google “vret” aplikacionin Drive në Windows XP, Vista dhe Server 2008

Publikuar më: 28-10-2016

google_drive_logo-930x488Google ditën e sotme lajmëroi se do ti japë fund mbështetjes për aplikacionin Google Drive në Windows XP, Windows Vista dhe Windows Server 2003 nga data 1 Janar 2017.

Nëse jeni në një prej këtyre platformave dhe dëshironi të vijoni shfrytëzimin e shërbimit atëherë bëni mirë të ndërroni version Windows-i.

Me fjalë të tjera Google do të vijojë përditësimin e softuerit të Drive për të paktën edhe dy muaj të tjerë në platformat respektive. Nga viti i ardhshëm aplikaicioni do të vijojë të funksionojë por nuk do të përditësohet më.

Arsyja e kësaj lëvizje është e qartë, Microsoft nuk mbështet më asnjë prej platformave në fjalë. Teknikisht Microsoft vijon të mbështesë Windows Vista-n të paktën gjer më 11 Prill 2017. (PCWorld Albanian)

Google “vret” aplikacionin Drive në Windows XP, Vista dhe Server 2008
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)