Google Translate 5.0 në Android përkthen tekstin nga çdo aplikacion tjetër, në iOS sjell modalitetin Offline

Publikuar më: 12-05-2016

Google-Translate-Tap-to-Translate-930x556Google ditën e djeshme publikoi versionin 5.0 të shërbimit të përkthimit në Google Translate. Ky version sjell një numër të konsiderueshëm përmirësimesh veçanërisht për Android dhe iOS.

Në platformën Android, versioni 5.0 sjell një funksionalitet të titulluar “Tap to Translate”, falë të cilit përdoruesit mund të kopjojnë tekstin dhe më pas të klikojnë mbi butonin dhe menjëherë do tu shfaqet një kuti me përkthimin e tekstit të selektuar.

Gjithashtu, modaliteti Offline një funksionalitet ky i disponueshëm që nga 2013-ta në Android ka mbërritur tani në iOS. Përdoruesit e kësaj platforme do të kenë mundësi të shkarkojnë pakot e gjuhëve dhe të marrin përkthime në kohë reale. Aktualisht janë të disponueshme plot 52 gjuhë për shkarkim në aplikacionin iOS.

Ky përditësim mjaft i rëndësishëm vjen pas përpjekjeve të fundit të Microsoft me aplikacionin Translator në Android dhe iOS. Edhe Baidu e Yandex kanë aplikacionet e tyre të përkthimit. Google Translate numëron 500 milion përdorues aktivë që nga Janari i 2015-tës. (PCWorld Albanian)

Google Translate 5.0 në Android përkthen tekstin nga çdo aplikacion tjetër, në iOS sjell modalitetin Offline
3 votes, 4.33 avg. rating (86% score)