Google i thotë jo bllokuesve të reklamave në Chrome

Publikuar më: 14-11-2016

downloadNdërkohë që shfletuesit e tjerë janë të zënë duke luftuar bllokimin reklamave, Google ka marrë një qëndrim tjetër. E thënë më thjeshtë, nuk do të ndërtojë një bllokues reklamash në Chrome.

Por është me të vërtetë për tu çuditur? Vetëm në tremujorëshin e parë të 2015, Google fitoi mbi $15 miliard nga reklamat. Është mënyra se si kompania fiton para.

Sigurisht, nuk do të ndalojë njerëzit prej përdorimit të shtojcave të palëve të treta të reklamave. Të dhënat e fundit sugjerojnë se 2/3 e të rinjve përdorin bllokues reklamash. Sepse shumë sajte përdorin reklama acarues që ngadalësojnë çdo gjë dhe kanë kod dëmshëm, i cili dukshëm dëmton eksperiencën e përdoruesit.

Dhe siç të gjithë e dimë, Google investon fuqishëm në eksperiencën e përdoruesit. Por kompania ka ngecur në një kryqëzim. Ka nevojë të bëjë para me anë të reklamimit, por i duhet të përmirësojë eksperiencën e përdoruesit dhe njëkohësisht të merret me kompanitë e tjera të bllokimit të reklamave.

Google dëshiron që të rregullojë reklamimin. Por si?

Si fillim, gjigandi i motorit të kërkimit ndihmoi në krijimin e Koalicionit për reklamim më të mirë si një përpjekje për të zgjidhur problemin e reklamimit.

Përpjekja gjithashtu përfshinte publikues të shquar si Facebook apo News Corp. Për përdoruesit mobil, Google është tani duke shërbyer rezultatet e projektit AMP, një shërbim i cili zhvesh faqen nga i gjithë informacioni i tepërt dhe e ruan atë, duke lejuar që të ngarkohet më shpejt.

Vetëm disa tipe reklamash lejohen në faqet AMP (si Adsense, sigurisht) duke hequr tabelat acaruese dhe pëlqimet. (PCWorld Albanian)

Google i thotë jo bllokuesve të reklamave në Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)