Google teston ndryshime radikale duke ndryshuar ngjyrën e lidhjeve nga blu në të zezë

Publikuar më: 10-05-2016

google_3277450b-large_trans++pJliwavx4coWFCaEkEsb3kvxIt-lGGWCWqwLa_RXJU8Përdoruesit e motorit të kërkimit të Google vunë re ditën e djeshme diçka ndryshe në rezultatet e kërkimit: lidhjet shfaqesin në ngjyrë të zezë jo blu shkruante prestigjozja britanike The Telegraph.

Gjigandi i Luginës së Silikonit në të vërtetë po teston ato që ndryshe njihen si “Lidhjet e Zeza” duke shkaktuar irritim tek përdoruesit. Kjo fazë testimi zëvendëson ngjyrën blu tradicionale të lidhjeve me ngjyrën e zezë. Teksti përshkrues i lidhjeve ngelet në ngjyrë të zezë ndërsa lidhja shfaqet në ngjyrë të blertë.

Google është nga ato kompani që u kushton shumë rëndësi ngjyrave që përdor në shërbimet e saj dhe mbase ka të drejtë. Pak vite më parë, kompania testoi me 50 reflektime të ngjyës blu, eksperiment ky i cili përfundoi me 200 milion dollar fitim.

CiAFR00XAAE1jMr

Dizajnerët pranë kompanisë e kishin të pamundur të përzgjidhnin mes fraksioneve të ndryshme të ngjyrës blu prandaj vendosën të testonin 41 fraksione të saj për të zbuluar preferencat e përdoruesve.

Gjatë testimit Google mësoi se përdoruesit ishin më të prirur për të klikuar ato lidhje blu me një nuancë të purpurt. Komentet negative lidhur me ndryshimet e reja në rrjetet sociale të Twitter dhe Reddit si dhe forumet e Google me shumë gjasa do të pengojnë debutimin e lidhjeve të zeza, ta paktën në javët në vijim. Ata ankoheshin se e kishin të vështirë të dallonin lidhjet nga përshkrimi.

Aktualisht lidhjet e rezultateve të kërkimit në Google shfaqen në ngjyrë të kuqe në Kinë ndërsa për pjesën tjetër të botës në ngjyrë blu. Megjithatë Google nuk është kompania e vetme e cila është e dhënë kaq shumë pas detajeve. Netflix testonte gjashtë figura për titujt e saj televizivë përpara se të vendoste më të klikuarin ndërsa Facebook ka kryer teste për të manipuluar emocionalisht përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Google teston ndryshime radikale duke ndryshuar ngjyrën e lidhjeve nga blu në të zezë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)