Google teston me ndërfaqen e bazuar në karta në Play Store

Publikuar më: 01-12-2016

dsc05329-100696290-largeGoogle po teston një ndërfaqe të re për dyqanin e aplikacioneve Play Store. Prova vjen nga një video dhe disa postime në Google+ kryesisht nga ata të cilat kanë patur shansin të provojnë dizajnin e ri.

Në pamje të parë nuk përbën ndryshim madhor por është shfletimi i aplikacioneve që bie në sy, ato do të shfaqen në formën e kartave. Vendosja e informacioneve në karta është tipike e Dizajnit Material të Google i cili çdo ditë evoluon në mënyra të reja për të ndjekur trendin e softuerit të kompanisë.

Videoja e paraqitur mëposhtë u shfaq në një postim në Google+ ku nuk munguan komentet se edhe të tjerë përdorues kishin parë diçka të ngjashme.

Ne personalisht nuk i kemi parë dhe me shumë gjasa ky është një test i Google me një numër të caktuar përdoruesisht.

Përpjekjet e Google me dizajnin dhe funksionalitetin e Play Store janë shtuar dukshëm së fundi me qëllim shtimin e instalimeve të aplikacioneve dhe përmirësimin e eksperiencës. (PCWorld Albanian)

Google teston me ndërfaqen e bazuar në karta në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)