Google tërheq nga Play Store integrimin e rrjetit social Google+

Publikuar më: 12-08-2016

2_0002_apps-980x1043-640x423Vijon eleminimi i rrjetit social Google+ ndërsa ky i fundit është larguar edhe nga një tjetër produkt i Google. Është momenti i Play Store, dyqani i aplikacioneve i cili nuk do të kërkojë një llogari Google+ në mënyrë që të votoni apo dërgoni përshtypje për aplikacionet.

Në dyqanin e aplikacioneve ekzistonte një seksion “People” i cili tregonte vlerësimet e miqve tuaj në Google+ të aplikacioneve Android. Gjithashtu Play Store lejonte të përdoruesit tu bënin aplikacioneve “+1” një formë e cila shërben si aprovim për njerëzit që ju ndiqni në Google+.

Që të dy funksionalitetet do të hiqen. Një tjetër largim është domosdoshmëria e të pasurit të një llogarie Google+ që të lini përshtypje tuaja në aplikacionet, lojërat dhe përmbajtje të tjera. Përdoruesit raportuan për Android Police ishin në gjendje të dërgonin vlerësimet e tyre me anë të llogarisë Google. (PCWorld Albanian)

Google tërheq nga Play Store integrimin e rrjetit social Google+
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)