Google tejkalon prishtshmëritë, të ardhurat e kompanisë u rritën me 20%

Publikuar më: 28-10-2016

3500Kompania partnere e Google, Alphabet, tejkaloi pritshmëritë e analistëve me një rritje prej 20.2% të të ardhurave për tremujorin e tretë të vitit. Aksionet e Alphabet u rritën me 1.6% pak orë pas publikimit të raportit financiar.

Gjigandi i motorit të kërkimit vijon të dominojë tregu e reklamimit mobil së bashku me rrjetin social Facebook. Të ardhurat nga reklamimi për tre mujorin e tretë ishin 19.82 miliard dollar ose 89.1% të të ardhurave total të kompanisë.

Klikimet me pagesë u rritën më 33% krahasuar me 29% tremujorin paraardhës. Ndërkaq kostoja për klikim ra më 11%.

Firma analitike eMarketer parashikon 52.88 miliard dollar të ardhura totale për 2016-tës nga Google ose 56.9% të tregut. Biznesi cloud është sektori i dytë më fitimprurës pranë kompanisë i cili shënoi rritje me 38.8%. (PCWorld Albanian)

Google tejkalon prishtshmëritë, të ardhurat e kompanisë u rritën me 20%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)