Google do të prezantojë dy orë inteligjente Android Wear 2.0 në 2017-tën

Publikuar më: 14-10-2016

ap_resizeNjë raport i ri pretendon se Google do të lançojë dy orë inteligjente me platformën Android Wear në 2.0 në 107-tën. Edhe pse kompania ka konfirmuar se do të sjellë një përditësim madhor në platformën Android për veshjet elektronike, Android 2.0, akoma nuk ka një lajmërim zyrtar për një paisje të tillë.

Ky raportim vjen nga Evan Blass, i njohur gjerësisht si @evleaks në rrjetin social Twitter. Përtej këtij lajmërimi, Blass nuk dha asnjë detaj rreth orëve inteligjente të Google.

Gjigandi i motorit të kërkimit zbuloi versionin e dytë të Android Wear gjatë konferencës së zhvilluesve I/O në Maj ndjekur nga një version eksperimental i platformës, i pari dhe i vetmi aktualisht.

Sistemi operativ do të bëjë të mundur sinkronizimin e informacioneve në aplikacione pa nevojën e një telefon inteligjent. Gjatë Shtatorit kompania tha se kishte vendosur të shtynte debutimin e Android Wear 2.0 për në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Google do të prezantojë dy orë inteligjente Android Wear 2.0 në 2017-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)