Google solli gjeneratën e dytë të router-ave revolucionarë OnHub

Publikuar më: 27-10-2015

Screen-Shot-2015-10-27-at-9.25.54-AMGjatë verës Google zbuloi një bashkëpunim të ri me TP-Link dhe si rezultat një produkt unik i cili sjell revolucion në kategorinë e tij. Bëhet fjalë për një router quajtur OnHub pamja e të cilit spikat më shumë se asgjë.

Është një nga produktet më të bukura që mund të keni parë dhe jo vetëm, por ofron një mbulimi Wi-Fi të një cilësie të lartë. Bashkëpunimi me TP-Link solli vetëm gjeneratën e parë të produktit dhe ditën sotme Google zbuloi pasardhësin.13-Wave-Control-with-phone-beside

Asus OnHub siç mund të kuptoni edhe nga emërtimi vendos një tjetër partner në krah të Google. Produkti sjell disa përditësime dhe risi. Veçantia e gjeneratës së dytë qëndron tek përcaktimi i shpejtësisë së Wi-Fi vetëm duke lëkundur dorën në mbi paisjen. Routeri do të kushtojë 219.99 dollar. (PCWorld Albanian)

Google solli gjeneratën e dytë të router-ave revolucionarë OnHub
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)