Google sjell Youtube Gaming! Twitch tani me një konkurrent të fortë

Publikuar më: 07-08-2015

youtube_gaming-100590706-primary.idgeTani ka mbërritur shansi që të keni në duart tuaja komplotin e Google ndaj platformës së transmetimit të lojërave Twitch.

Një ndërtim paraprak i aplikacionit Youtube Gaming po ngarkohet në dyqanin e aplikacioneve Play Store e megjithatë mund ta shkarkoni edhe në këtë lidhje APK.

Edhe pse është një version paraprak, aplikacioni ka një mori funksionalitetesh. Sapo hapni aplikacionin do të gjeni një video spot mirëseardhjeje. Tani që po afrohet konferenca Gamescom, mendojmë se është edhe shansi më i mirë i Google për të zbuluar idetë e saj për të ardhmen e kësaj platforme.

youtube-gaming-android-100602599-large

Aplikacioni ka një organizim të ngjashëm me Youtube, ku mund të aksesoni tre skesionet përmes gjesteve duke tërhequr nga e majta ose e djatha e ekranit. Madje mund të përzgjidhni lojërat dhe kanalet e preferuara.

Historia e vërtetë: Pasi humbi mundësinë për të blerë Twitch, ku ky i fundit ra në duart e Amazon, Google ka vendosur të ndërtojë konkurrentin e saj nga zeroja duke përdorur markën e Youtube. Video platforma ka një indentitet të fuqishëm në transmetimin e videove online. Përballja me Twitch mund të jetë shumë e vështirë, por historia ka treguar se në kry ka gjithmonë vend për 2 ose më shumë rivalë. (PCWorld Albanian)

Google sjell Youtube Gaming! Twitch tani me një konkurrent të fortë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)