Google sjell shërbimin Hangouts edhe në ueb

Publikuar më: 19-08-2015

startPageLaunch.0.0

Google ka vendosur ti japë shërbimit të saj Hangouts një shtysë për të rritur praninë në ueb. Duke filluar që nga dita e sotme, shërbimi i shkëmbimit të mesazheve dhe bisedave video nuk do të jetë më i aksesueshëm nën Google+ apo Gmail. Tani mjafton të klikoni hangouts.google.com për të hyrë në këtë shërbim.

Sapo të hapet faqja do të përballeni me tri seksione; mesazhet e shpejta, telefonatat zanore dhe video çat. Secilin prej këtyre funksionaliteteve mund ti aksesoni përmes tri butonave të mëdhenj që Google ka vendosur në çdo seksion. Pra tani e tutje do të jetë shumë më i thjeshtë përdorimi i Hangouts dhe për ata që nuk duan të hyjnë në Gmail.

Në muajt e fundit, Google i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Hangouts. Aplikacioni Hangouts është përmirsuar shumë si në platformën iOS dhe në Android. Ai tanimë është përshtatur me stilin Material Design të Google. Mund të themi se Hangouts e meriton një vëmendje të tillë duke qënë se baza e përdoruesve të tij sa vjen e po rritet, duke ndihmuar kështu dhe në rritjen e numrit të përdoruesve të Gmail apo Google+. (PC World Albanian)

Google sjell shërbimin Hangouts edhe në ueb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)