Google sjell përkujtuesit në aplikacionin Calendar

Publikuar më: 08-12-2015

calendar3Ditën e djeshme Google njoftoi se do të përditësonte aplikacionin Calendar në Android dhe iOS me një funksionalitet mjaft të rëndësishëm: Përkujtuesit (Reminders).

blogun zyrtar të Gmail, Menaxheri i Produkteve, Vijay Umapathy, shkruante: “Shpeshherë lista jonë e punëve është e ndarë nga kalendari që organizon ditën tonë, dhe kështu përfundojmë duke lënë jashtë vëmendjes gjëra të rëndësishme.”

Duke filluar nga kjo javë, aplikacioni Google Calender sjell përkujtuesit në Android dhe iOS. Gjithashtu Google tha se kjo risi do të mbërrijë së shpejti edhe në ueb aplikacionin inbox.google.com.

calendar1

Ndërsa fokusohemi tek risitë e përkujtuesve mësojmë se nëse një i tillë lihet në harresë, ditën tjetër do të shfaqet në krye të ndërfaqes së aplikacionit i cili largohet vetëm kur të jetë përmbushur.

Për të sinjalizuar realizimin e një përkujtuesi mjafton të tërhiqni me gishtin tuaj nga e majta në të djathë mbi etiketën respektive. Gjithashtu kur shtoni një përkujtues, detaje shtesë do të shfaqen automatikisht si përshembull numrat e telefonit, posta elektronike e-mail apo adresat. Ky informacion grumbullohet kryesisht nga aplikacioni i kontakteve.

Sinkronizimi mes aplikacioneve gjithashtu është një risi e përkujtesve. Tani nëse krijoni një përkujtues në aplikacionin Inbox, Keep dhe Google Now, automatikisht do të shfaqet edhe në aplikacionin Calendar. Përkujtuesit mund të krijohen edhe përmes komandave zanore të cilat vlejnë vetëm në gjuhën angleze. (PCWorld Albanian)

 

Google sjell përkujtuesit në aplikacionin Calendar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)