Google sjell paraqitjen e dytë teknike të Android M për zhvilluesit

Publikuar më: 10-07-2015

android_m_lead-100587774-galleryNë momentin që Google lancoi paraqitjen e parë teknike të Android M Developer Preview në konferencën Google I/O në muajin maj, premtoi se se përditësimë të tjera do të vinin shumë shpejt përpara lancimit në muaj e vjeshtës.

Së fundmi Google e ka mbajtur premtimin dhe ka sjellë për zhvilluesin paraqitjen paraprake të dytë të Android M. Ky përditësim është i disponueshëm për pajisjet si Nexus 5, 6, 9 dhe Nexus Player.

Sigurisht që ky përditësim sjell një korigjim të problemeve të mëparshme të sistemit operativ, të cilët janë pikasur në një pjesë të madhe nga komuniteti i zhvilluesve. Por më e rëndësishmja është se përditësimi ofron për zhvilluesit një mjedis ndërtimi aplikacionesh, më pranë produktit final. Modifikimet përfshijnë vendodhjen në bazë të Wi-Fi dhe Bluetooth, ndryshime në mënyrën e aksesimit të kontakteve dhe telefonit, API e përmirsuar e Bluetooth, kontroll me gjeste etj.

Nëse zhvilluesit kanë të instaluar versionin e parë paraprak të këtij sistemit, atëherë ky version i dytë do të instalohet automatikisht në pajisjen e tyre për disa ditë. Por nëse ata duan ta kenë paraqitjen paraprake më shpejt se të tjerët mund të drejtohen në faqen zyrtare të Google dhe të shkarkojnë versionin në seksionin e Developer Previeë. Sa më shumë zhvilluesit të shkarkojnë këtë version, aq më mirë do jetë për përdoruesit Android pasi në këtë mënyrë zbulimi i probleme dhe korigjimi i tyre ka për të qënë më i shpejtë përpara se Android M të mbërrijë tek masa e gjerë e konsumatorëve në vjeshtën e këtij viti. (PC World Albanian)

Google sjell paraqitjen e dytë teknike të Android M për zhvilluesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)