Google sjell pamjet Street View të qytetit antik prej guri Petra

Publikuar më: 24-11-2015

3r0a1680-1Google vijon të zgjerojë programin e saj të “Street View”, dhe ditën e djeshme kompania lançoi pamjet e qytetit antik prej guri të Petras në Jordani. Gjithashtu u shtuan pamjet edhe të 30 vendeve të tjera historike në Jordani.

Ky është projekti i 5-të i Google Street View në shtetet Arabe. Ndër projektet e kaluara mund të përmendim Piramidën e Gizës, Shkretëtirën Liva dhe Kullën Burj Khalifa.

Për realizimin e këtij projekti Google ka bashkëpunuar ngusht me mbretëreshën Rania të Jordanisë. Ajo është pjesë e videos promocionale gjithashtu. Hardueri i përdorur është një objekt në formën e një çante shpine shfrytëzuar edhe në Nepal, Kanionin e Madh në SHBA dhe ishujt Galapagos.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon promocionale të qytetit mahnistës të Petras. (PCWorld Albanian)

Google sjell pamjet Street View të qytetit antik prej guri Petra
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)