Google sjell autorizimin e blerjeve përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve në Play Store

Publikuar më: 26-10-2015

fingerprintÇdo përdorues i një telefoni Android tani ka mundësi të autorizojë blerjet në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve. Por me një kusht: U duhet të keni të instaluar versionin më të fundit të sistemit operativ mobil, Android Marshmallow 6.0.

Përdoruesit e iOS e kanë patur këtë shans që me debutimin e iPhone 5S dhe skanerit të shenjave të gishtërinjve në 2013. Mjaftonte një prekje mbi Touch ID-në dhe blerjet në App Store kryheshin automatikisht. E thënë ndryshe Google iu deshën dy vite për të arritur Apple.

Por cilët telefonë janë të përshtatshëm? Dy smartfonët e fundit të Google, Nexus 5X dhe Nexus 6P plotësojnë kriteret bazë: Android Marshmallow dhe skanerin e shenjave të gishtërinjve. Sa i përket të tjerëve ose nuk kanë marrë akoma Marshmallow 6.0 si Galaxy S5, S6, Note 4, Note 5, S6 Edge etj, ose nuk kanë një harduer të posacëm për të kryer këto lloj autorizimesh si LG G4.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, ky funksionalitet i ri duhet të aktivizohet manualisht në cilësimet e Google Play. Nën menunë “User Controls” mjafton të klikoni mbi kutinë korresponduese të “Fingerprint Authentication”. (PCWorld Albanian)

Google sjell autorizimin e blerjeve përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)