Google: Më shumë se 20 milion studentë po përdorin laptopët Chrome OS

Publikuar më: 06-10-2016

hp-chromebook-13-logo-odonnell-930x620Google publikoi një statistikë interesante ditën e sotme ku tha se më shumë se 20 milion studentë përdorin laptopët Chromebook “për të krijuar, bashkëpunuar dhe komunikuar.”

Prej kohësh dihet se laptopët Chromebook kanë fituar terren në institucione arsimore. Po tani e kemi mëse të qartë se influenca e tyre po rritet sidomos nëse kemi në konsideratë se një vit më parë kjo shifër ishte 10 milion.

Në fillim të vitit Google tha se dyqani i aplikacioneve Android, Play Store, po vjen në Chrome OS, diçka që u bë realitet pak ditë më parë. Në të njëjtën kohë spekulimet kanë përfshirë laptopët e Google se do të jenë mikëpritësit e projektit Android, shkrirjes së Android dhe Chrome në një sistem operativ të vetëm.

Mbase mënyra më e mirë për të ulur dyshimet rreth Chrome OS është reklamimi i tij përmes statistikave. (PCWorld Albanian)

Google: Më shumë se 20 milion studentë po përdorin laptopët Chrome OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)