Google shtyn debutimin e Projektit Ara në vitin 2016

Publikuar më: 19-08-2015

_85012370_70773710

Debutimi i Projektit Ara duhet të presë ende, të paktën deri në vitin 2016. Vet ekipi që fshihet pas projektit ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se ka shtyrë planet për testim në Puerto Rico këtë vit. Mësohet gjithashtu se Google është në kërkim të vendodhjeve të reja për startimin e këij projekti inovator.

Projekti Ara i jep mundësinë përdoruesve të ndërtojmë një smartfon që i përputhet plotësisht kërkesave të tyre. Janë përdoruesit ata që mund të zgjedhin çdo komponent që ata duan dhe t’ja bashkangjisin njësisë qëndore të smartfonit modular. Në këtë mënyrë nuk do të jetë nevoja e ndërrimit të pajisjes por vetëm ndryshimi i pjesëve përbërëse të saj, duke filluar që nga proçesori, kamera, bateria etj.

Në thelb Projekti Ara përfaqëson një gjeneratë të re të smartfonave mobil. Të gjithë ‘u dashuruan’ pas këtij lloji smartoni në momentin që Google bëri debutimin e parë të tij në skenë në muajin Maj. Momentalisht Google ka deklaruar se ka ndërtuar 20-30 module për këtë projekt por ky numër pritet të rritet akoma. (PC World Albanian)

Google shtyn debutimin e Projektit Ara në vitin 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)