Google shton përgjigjet e shpejta në versionin mobil të Uebit

Publikuar më: 10-08-2012

Google ka filluar që të ofroj disa nga funksionet e kërkimit të mençur në Android Jelly Bean për të gjithë përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve.

Veçorinë si Google Now në Nelly Bean e cila provon që të shërbej me përgjigje të shpejta, me kuptim të pyetjeve bazike si “sa është ora në Nairobi?”, Google tani e ka futur në kërkimin e vet në versionin mobil të Uebit.

Ky veprim ishte lajmëruar gjatë ditës së enjte në një postim në blog nga stilisti për përvojën e përdoruesit të Google, Jeromy Henry.

“Sot kur kërkoni në celular ose tablet, ju do të shihni disa përmirësime më tepër në mënyrën që ne ofrojmë këto përgjigje të shpejta, duke përfshirë të kuptuarit se çfarë informacioni keni nevojë ju dhe paraqitjen e informacionit më të përshtatshëm për ju,” shkroi Henry.

“Për shembull, në përgjigjjen tonë të shpejt për gjendjen e fluturimit, ne kemi përfshirë një tregues të zhvillimit të fluturimit, dhe (kemi) rritur madhësinë e kohëve të vajtje- ardhjes në mënyrë që ju shpejt mund të kuptoni se kur të dashurit tuaj do të aterrojnë.” (PCWorld Albanian)

Google shton përgjigjet e shpejta në versionin mobil të Uebit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)