Google shton masat e sigurisë në Gmail kundër sulmeve të hakerave shtetëror

Publikuar më: 28-03-2016

GoogleHead1Google po shton masat e sigurisë për përdoruesit e postës elektronike Gmail për tu siguruar se konsumatorët e saj do të njoftohen nëse janë shënjestër e sulmeve kibernetike shtetërore.

Këto masa sigurie konsistojnë në paralajmërime për lidhje të rrezikshme dhe propozime të standarteve të sigurta në dërgimin e e-maileve. Në një postim në blog në kuadër të Ditës Botërore të Internetit të Sigurtë me 9 Shkurt, Google shkruante: “Kemi prezantuar një element të ri në Gmail falë së cilit përdoruesit do të informohen nëse marrin një mesazh i dërguar pa një urë enkriptimi si dhe nëse po dërgojnë një mesazh një marrësi posta elektronike e të cilit nuk mbështet enkriptimin TLS.”

Google bëri të ditur edhe efektet e para pozitive kësaj risie. Përgjatë 44 ditëve nga prezantimi i saj, numri i e-mail-eve dërguar përmes një rrjeti të enkriptuar u rrit me 25 %.GoogleWarning

Tani gjigandi i motorit të kërkimit po ofron një tjetër nivel sigurie këtë herë duke vënë Shfletimin e Sigurtë (Safe Browsing) në shërbim të përdoruesve Gmail. Që nga 2012-ta Google paraqiste një baner në krye të faqeve ku paralajmëronte përdoruesit nëse rrezikoheshin nga hakera shtetërore. Duke filluar nga data 25 Mars, përdoruesi do të ballafaqohen me një faqe të plotë paralajmëruese si në imazhin e paraqitur.

Sipas Google, të prekurit janë vetëm 0.1% e përdoruesve dhe në të shumtën rasteve janë gazetarë dhe aktivistë. Google gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me Microsoft dhe Yahoo për të propozuar standarte të reja të dërgimi të e-maile-ve përmes kanaleve të enkriptuara duke e bërë shumë të vështirë për hakerat të ndërhyjnë. (PCWorld Albanian)

Google shton masat e sigurisë në Gmail kundër sulmeve të hakerave shtetëror
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)