Google i shpall luftë mashtrimit në Play Store, sulmon vlerësimet e rreme

Publikuar më: 01-11-2016

google-play-store-100655435-largeGoogle njoftoi se po aplikon disa ndryshime të reja në dyqanin e aplikacioneve Play Store në përpjekje për të luftuar manipulimin e vlerësimeve.

Në një postim në blogun zyrtar të zhvilluesve Android, Google tha se kishte zbuluar se disa zhvillues manipulojnë numrin e instalimeve të aplikacioneve shoqëruar nga vlerësime të rreme.

Si rezultat gjigandi i motorit të kërkimit po aktivizon një sistem të ri flitrimi dhe gjurmimi për të ndaluar këtë fenomen. Në të njëjtën kohë gjetja e aplikacioneve është sfidë tjetër më vehte dhe ndryshimet e reja synojnë ta përmirësojnë këtë situatë për zhvilluesit “e ndershëm.”

Së fundi zhvilluesit janë lajmëruar se çdo palë e tretë e cila reklamon shërbimin e tyre duhet të qëndrojë brenda udhëzimeve të Google. Aktualisht kërkimi i një aplikacioni të mirë në Play Store ngelet një sfidë për Google dhe kjo situatë ka tendencën të përkeqësohet kur zhvilluesve nuk luajnë ndershëm. (PCWorld Albanian)

Google i shpall luftë mashtrimit në Play Store, sulmon vlerësimet e rreme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)