Google shndërron Android-in një platformë të realitetit virtual

Publikuar më: 19-05-2016

Android-VR-HTC-Vive2-640x487Për pothuajse një vit e gjysëm kemi vënë re që Google po investon fuqishëm në realitetin virtual. Këtë javë në konferencën e zhvilluesve I/O, kompania ka dalur publikisht me ambicjet e saj në këtë sektor dhe lajmet e para flasin për një modalitet të realitetit virutal integruar në versionin e tretë paraprak eksperimental të Android N.

Së bashku me këtë lajm, Google prezantoi programin e ri të çertifikimit të harduerit për realitetin virtual ku ndër paisjet e para që do ti bashkohen është telefoni Nexus 6P. Por kjo nuk është përpjekja e vetme e Google drejt realitetit virtual sepse në të kaluarën kompania kishte zhvilluar një projekt të quajtur “Cardboard”. E përbërë nga lente plastike të cilat mund të mbanin një telefon inteligjent, Cardboard sillte një eksperiencë bazike të realitetit virtual me një kosto të papërfillshme por asnjëherë nuk u shikua si opsion serioz për realitetin e vërtetë virtual.

Tani në Android kjo eksperiencë kalon në një nivel tjetër duke përmirësuar dukshëm vonesat në shfaqjen në kohën e duhur të pikselave gjatë lëvizjeve. Falë sensorëve të implementuar do të gjurmohen lëvizjet duke sinjalizuar kartës grafike që të prodhojë frekuenca të reja. Nëse ky proçes nuk ndodh sa më shpejt të jetë e mundur, eksperienca e realitetit virtual e prodhuar do të jetë e varfër.

Kur përdoret me një paisje të çertifikuar, realiteti virtual i Android do të sjellë një performancë të cilën Google e quan “ekskluzive” duke dedikuar realitetit virtual bërthama të ndryshme të procesorit.

Momentalisht vetëm Nexus 6P çertifikohet si “Gati për VR”. Nexus 5X nuk është pjesë e projekti dhe për një arsye të rëndësishme: ka ekran LCD që do të thotë se ekranet AMOLED janë një domosdoshmëri. Programi në fjalë i realitetit virtual të Google ka zgjedhur teknologjinë AMOLED për shkak se pikselat e këtyre ekraneve përgjigjen më shpejtë. Edhe Oculus Rift së bashku me HTC Vive kanë zgjedhur ekranet AMOLED. (PCWorld Albanian)

Google shndërron Android-in një platformë të realitetit virtual
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)