Google shfaq potencialin e kamerës së telefonëve Pixel me një album fotografik dhe video 4K

Publikuar më: 10-10-2016

133-796x438Një javë më parë një konkurrent i ri iu shtua betejës për telefonin më të mirë të rangut të lartë dhe tani kompania po reklamon disa prej veçori kyçe të telefonit.

E kemi fjalën për telefonët Pixel dhe Pixel XL, kamera e të cilëve shënoi 89 pikë në testimet DxOMark, më e lartë dhënë ndonjëherë një telefoni mobil. Përveç një videoje Google ka realizuar edhe disa foto me kamerën e Pixel duke treguar atë çfarë mund të bëjë produkti më i ri.

Foto janë publikuar në një album në Google Photos me titull #NoFilter. Të dhënat EXIF jo vetëm tregojnë se fotot janë realizuar me telefonët Pixel, ato zbulojnë edhe editimin me aplikacionet VSCO dhe SnapSeed.

Një tjetër provë e cilësisë së kamerës së telefonëve të rinj Pixel është videoja e publikuar nga fotografi Ron8it të cilën mund ta ndiqni mëposhtë. (PCWorld Albanian)

Google shfaq potencialin e kamerës së telefonëve Pixel me një album fotografik dhe video 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)