Google shënon rritje të ardhurash me 21.3 % në 21,5 miliard dollar

Publikuar më: 29-07-2016

3000“Ekziston një atmoferë e jashtzakonshme tek Google,” ishin fjalët e para të Sundar Pichai, shefit ekzekutiv të Google gjatë një konference me investitorët.

Dhe kjo nuk është një surprizë sepse Pichai e dinte që do ti njoftonte për rritje të të ardhurash me 21.3 % përgjatë tre mujorit të dytë të 2016-tës. Nuk munguan detajet për strategjitë e kompanisë në të ardhmen ku Pichai ndërsa vuri theksin tek mobiliteti si motori kryesor i kompanisë, e ardhmja premton edhe për inteligjencën artificiale.

Fitimi përgjatë tre mujorit të dytë për kompaninë mëmë të Google, Alphabet, arriti shifrat e 4,88 miliard dollarëve me të ardhura prej 21.5 miliard dollar në periudhën që perfundon më 30 Qershor. Analistët prisni që të ardhurat të mos i kalonin shifrat e 20.76 miliard dollarëve shkruante Reuters.

Rritjen më të madhe e shënoi industria e reklamimit me 19.5 % në 19.4 miliard dollar të ardhura të gjeneruara. Alphabet po përpiqet të gjenerojë të ardhura nga industria mobile dhe biznesi i videove online ku së bashku me Facebook e dominojnë këtë sektor.

Por pavarësisht të ardhurave të qëndrueshme, rënia e kostos për klikime në reklam është shqetësuese thanë analistët. (PCWorld Albanian)

Google shënon rritje të ardhurash me 21.3 % në 21,5 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)