Google rrezikon një gjobë 3 miliard dollar nga Komisioni Europian

Publikuar më: 16-05-2016

BELGIUM-EU-US-INTERNET-ANTITRUST-GOOGLE-PROBEGoogle mund të gjobitet me 3 miliard dollarë nga Komisioni Europian nëse gjykata vendos në favor të ankimimit të autoriteteve europiane për abuzimin me pozitat dominuese në treg nga gjigandi i motorit të kërkimit.

Ishte presitigjozja The Telegraph e cila raportoi këtë gjobë multi miliardëshe e cila akoma nuk është përcaktuar saktësisht. Burime të ngjashme kishin konfirmuar për ARStechnica se mund të jetë muaji Qershor kur Komisioni Europian do të vendosë për fatin e çështjes.

Ndërsa gjoba e supozuar prej 3 miliard dollarësh është vetëm 5 % e të ardhurave vjetore të Google, dëmet që mund ti shkaktohen kompanisë në fjalë janë shumë më të larta sepse do të detyrohet të ndryshojë praktikat e biznesit në Europë.

Situata e tensionuar mes Komisioni Europian dhe Google u nxeh akoma më tej pas deklaratës së shefes së zyrës anti monopol pranë Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, lidhur me abuzimin e Google me dominimin e sistemit operativ Android. Kompania akuzohet për imponim të kufizimeve të larta ndaj prodhues të telefonëve Android. (PCWorld Albanian)

Google rrezikon një gjobë 3 miliard dollar nga Komisioni Europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)