Google rregullon 39 probleme të sigurisë në përditësimin e muajit Prill në Android

Publikuar më: 05-04-2016

150817-google-marshmallow-03-100608188-largeGoogle ka publikur një nga përditësimet më madhore mujore të sigurisë duke rregulluar plot 39 dobësi ku 15 prej tyre ishin të një rrezikshmërie të lartë ndërsa katër çonin deri në kompromentimin e paisjes.

Këto rregullime janë të disponueshme me përditësimin e lëshuar ditën e djeshme për telefonët Nexus si dhe do të publikohen edhe për anëtarët e Projektit me Burim të Hapur të Android në 24 orët e ardhshme.

Më shumë se asgjë ky përditësim rregullon një problem sigurie mjaft kritik për të cilin Google ka paralajmëruar përdoruesit përgjatë dy javëve të kaluara se po shfrytëzohet për të kryer sulme.

Njohur me emrin e koduar si CVE-2015-1805, ky dobësi prek pikërisht kernelin e Linux, pjesë e Android, e cila duhej të ishte zgjidhur që në 2014-tën të paktën në teori. Kjo lejonte një sulmues që të fitonte privilegje të ngjashme me një llogari Root në Android.

Të tjetër komponentë kritikë që u preken nga dobësitë e sigurisë ishin ishin klienti DHCP, moduli i performancës së Qualcomm dhe moduli RF i Qualcomm. Këto dobësi sigurie u jepnin aplikacioneve të palëve të treta privilegje përtej asaj që mund të quhet normale.

Megjithatë edhe me ekzistencën e këtyre dobësive, shfrytëzimi i tyre është bërë çdo ditë e më i vështirë me versionet e reja Android falë sofistikimit të metodave të sigurisë. Gjithashtu një ekip sigurie i Android monitoron vazhdimisht abuzimet përmes SafetyNet. (PCWorld Albanian)

Google rregullon 39 probleme të sigurisë në përditësimin e muajit Prill në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)