Google ridizenjoi rrjetin social Google+ me fokus të veçantë tek komunitetet dhe koleksionet

Publikuar më: 18-11-2015

Screen-Shot-2015-11-17-at-1.16.23-PMGoogle ka ridizenjuar rrjetin social Google+ me një qasje drejt mobilitetit një lajmërim të cilin e bëri në blogu zyrtar. Me ndërfaqen e re Google sjell në vëmendje të përdoruesve Komunitetet Google+, një trajtim ndryshe i grupeve dhe seksioneve të diskutimeve që debutoi në 2012 për të rivalizuar grupet e Facebook.

Google njoftoi se afro 1.2 milion individë i bashkohen Komuniteteve çdo ditë. Por përveç komuniteteve, Google+ nxjerr në pah edhe një qasje të dytë ndaj rrjetit social: Koleksionet. Ky seksion është pjesë e Google+ që në muajin Maj dhe tani me filozofinë e re të rrjetit social ka mundësi të shkëlqejë.

Koleksionet sjellin më të mirën e Facebook dhe Pinterest duke e bërë shpërndarjen e përmbajtjeve një realitet për tu përjetuar. Përmbajtjet shpërndahen në formën e kartave dhe bordeve.

Ata të cilët janë të interesuar të provojnë Google+ e ri mjafton të identifikoheni në llogarinë tuaj dhe të klikoni butonin “Let’s Go” i cili shfaqet automatikisht. Megjithatë nëse nuk e pëlqeni thjesht klikoni në modalitetin Classic për tu kthyer pas.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur debutoi Google+ plus vite më parë. Tashmë llogaria në Google+ nuk është platforma bazë për të aksesuar shërbime të tjera të Google. Është larguar integrimi me Youtube ashtu siç është shkëputur seksioni i fotove si një shërbim dhe aplikacion më vehte. (PCWorld Albanian)

Google ridizenjoi rrjetin social Google+ me fokus të veçantë tek komunitetet dhe koleksionet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)