Google ribrandon aplikacionet e produktivitetit Apps for Work në G Suite

Publikuar më: 30-09-2016

1104-google_cloudShërbimet cloud të Google kanë një emër të ri: Google Cloud. Çdo gjë që funksionon me platformën në fjalë që nga shërbimet cloud, shërbimet për sipërmarrjet e madje edhe laptopët Chromebook janë pjesë e markës së re.

Por përpara se brendi i ri të bëhej realiteti Google eksperimentoi me Google Enterprise. Arsyeja është e thjeshtë thotë zëvendës Presidentja e Google Cloud Diane Greene: “Konsumatorët e kompanisë nuk ishin të qartë rreth angazhimit të Google ndaj sipërmarrjeve. Tani që kjo paqartësi është zbehur, emërtimi Cloud ka më domethënie.”

Si rezultat tani e tutje aplikacionet e produktivitetit Google Apps for Work do të ribrandohen në G Suite. Brenda këtij emërtimi përfshihen Gmail, Docs, Drive, Calendar dhe Hangouts. Brendi i si supozohet të reflektojë mësë miri qasjen produktive të softuerit.

Së bashku me brendin e ri Google solli edhe disa veçori të reja në G Suite. “Quick Access” në Google Drive do të ndihmojë përdoruesit të gjejnë skedarët e duhur bazuar në ndërveprimet me kolegët e punës.

Google Calendar do të paiset me planifikimin e bazuar në inteligjencën artificiale. Docs përfiton një veçori të re të kërkimit të informacionit dhe dokumenteve të momentit ndërsa Slides do të ofrojnë ndërfaqe të reja të mençuara.

Veçoritë e reja dhe ribrandimi tregon drejtimin se industrisë në të ardhmen e afërt. Microsoft gjithashtu ka prezantuar veçori të ngjashme. Këto kompani po investojnë fuqishëm në inteligjencën artificiale e cila është e aftë të mësojë dhe përmirësohet çdo ditë. (PCWorld Albanian)

Google ribrandon aplikacionet e produktivitetit Apps for Work në G Suite
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)