Google publikoi versionin e tretë të Android N për zhvilluesit me përmirësime të ndjeshme të stabilitetit

Publikuar më: 19-05-2016

image09-640x640Ditën e djeshme Google publikoi versionin e tretë të Android N për zhvilluesit, sistem operativ i cili pritet të debutojë zyrtarisht gjatë vjeshtës së këtij viti. Ky version vijon të përmirësojë funksionalitetet aktuale njëkohësisht duke rritur stabilitetin e sistemit operativ.

Sipas Google, ky ndërtim bart cilësinë e një version “beta”, që do të thotë se sistemi operativ mund të përdoret normalisht pa ndonjë problem me impakt të lartë. Risi kryesore e këtij versioni padyshim është integrimi i realitetit virtual duke i shndërruar telefonët Android në platforma të realitetit virtual me po të njëjtën strategji që ndjek Samsung me Gear VR.

Gjithashtu e veçantë e këtij versioni është edhe skema e re e përshpejtuar e përditësimeve. Nëse të në kaluarën ky proces kërkonte rindezjen e telefonit dhe më pas pritjen për disa minuta gjersa aplikacionet të optimizoheshin tani e tutje përditësimet do të funksionojnë ngjashmë me ChromeOS. Ato do të instalohen në sfond dhe u ngelet vetëm rindezja e telefonit që të finalizohet procesi në fjalë.

Versionin më të fundit të Android N mund ta shkarkoni për Nexus 6, 9, 5X, 6P, Pixel C, Sony Xperia Z3 dhe General Mobile 4G. Google ka planifikuar që të publikojë edhe dy versione të tjera eksperimentale të Android përpara debutimit zyrtar. Ndër risitë e këtij versioni do të jenë grafikat Vulkan, puna me disa aplikacione njëherazi në ekran, njoftime më funksionale dhe disa opsione të reja të ndërfaqes. (PCWorld Albanian)

Google publikoi versionin e tretë të Android N për zhvilluesit me përmirësime të ndjeshme të stabilitetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)