Google publikoi versionin e dytë eksperimental të Android N

Publikuar më: 14-04-2016

01-android-n-100650213-galleryNëse keni qenë një prej testuesve të versionit të parë paraprak të Android N, përgatituni për një tjetër version i cili do të sjellë disa funksionalitete të reja dhe rregullime të gabimeve.

Google gjeti rastin të detajonte ndryshimet e reja në blogun e zhvilluesve Android ku spikat mbështetja për API Vulkan 3D, një lançues të ri aplikacionesh, mbështetje për Emoji Unicode 9 dhe rregullime gabimesh.

Sigurisht ajo që Google i ka kushtuar më shumë rëndësi është rregullimi i gabimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e përgjithshme të sistemit operativ i cili akoma është larg stabilitetit të duhur.

Mbështetja për motorin Vulkan 3D të pasqyrimit u dedikohet kryesisht zhvilluesve të cilët do të kenë mundësi të përmirësojnë dukshëm performancën e aplikacioneve që kërkojnë grafika intensive duke konsumuar shumë më pak bateri dhe resurse të sistemit. API-ja Vulkan tani është gati për tu testuar në versionin e dytë të Android N.

Një tjetër shtesë është lancuesi i ri i aplikacioneve i cili do të përmirësojë produktivitetin e përdoruesve. Zhvilluesit do të krijojnë shtojca brenda aplikacionit për të kaluar nga një detyrë tek një tjetër më lehtësisht.

Po ikonat e reja të shprehjes së emocioneve? Google po përpiqet të ofrojë një Android më të lehtë duke adoptuar një qasje më humane. Nëse jeni pjesë e programit Beta të Android ju do të merrni së shpejti një përditësim. Sigurisht u duhet të keni një paisje Nexus 6P, 6, 5X, 9, Pixel C ose General Mobile 4G. (PCWorld Albanian)

Google publikoi versionin e dytë eksperimental të Android N
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)