Google publikoi versionin e 5-të dhe final eksperimental të Android Nougat

Publikuar më: 18-07-2016

android_nougat_logo-768x403Google ditën e sotme lançoi versionin e 5-të dhe të fundit eksperimental të Android 7.0 Nougat. Ju mund ta shkarkoni që në këto momente përmes developer.android.com/preview për paisjet e mbështetura: Nexus 5X, Nexus 6, Nexus 9, Nexus 9 LTE, Nexus Player, General Mobile 4G dhe Pixel C. 

Google prezantoi versionin e parë eksperimental të Android në Mars, të dytin në Prill, të tretin në Maj dhe të katërtin në Qershor. Në të kaluarën Google prezantonte versionin e parë menjëherë pas konferencës  të zhvilluesve I/O dhe duke qenë se këtë vit e gjitha filloi shumë më herët, Android Nougat do të debutojë gjatë verës. 

Ndërsa versionin i katërt përmbante API-në më të fundit, i pesti sjell përditësimet që e finalizojnë pothuajse terësisht sistemin operativ. Krahas API-së së nivelit 24, zhvilluesit do të kenë qasje në një emulator të ri së bashku me rregullimet e gabimeve. 

Nëse zbuloni gabime të reja, Google kërkon nga ju që ti raportoni në komunitetin e Android Nougat. (PCWorld Albanian)

Google publikoi versionin e 5-të dhe final eksperimental të Android Nougat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)