Google publikoi përditësimin Android 6.0.1 për Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe Nexus 7 2013

Publikuar më: 08-12-2015

maxresdefaultGoogle publikoi ditën e hënë përditësimin e parë në Android Marshmallow, version 6.0.1. Skedarët e këtij përditësimi janë të disponueshëm për shkarkim që në këtë moment dhe janë në shërbim të modeleve Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe modelet Wi-Fi/LTE të Nexus 7 2013.

Mos harroni se ky përditësim nëse instalohet përmes kompjuterit me metodën flash do të fshijë çdo gjë nga telefoni juaj sapo të jetë instaluar. Përndryshe prisni gjersa Android 6.0.1 të shfaqet në formën e një njoftim në telefon.

Ky përditësim sjell “emoji të reja, – një imazh ose ikonë dixhitale e përdorur për të shprehur emocion ose qëndrim,” duke iu afruar sadopak stilit të iOS 9.

Ndryshim ka pësuar edhe pozicionimi i panelit të navigimit tek tabletët. Butoni “Home” dhe ai i kthimit pas janë zhvendosur në të majtë të ekranit, raporton Ars Technica.

Sigurisht që ky version i ri i Marshmallow sjell përditësime të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Google publikoi përditësimin Android 6.0.1 për Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe Nexus 7 2013
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)