Google publikoi një demo të Android for Work

Publikuar më: 03-11-2016

work2-1440x847Android for Work është një zgjidhje fantastike për ata që duan të mbajnë më vehte informacione personale nga ato profesionale.

Aktivizimi i këtij funksionaliteti do të thotë se aplikacionet e punës do të jenë veçmas aplikacioneve personale si dhe u jep më shumë kontroll administratorëve në aplikacione e punës.

Kur u lançua, Android for Work ishte një mesele e vërtetë. Që ta provonit së pari u duhej të paguanit një abonim në suitën e aplikacioneve të produktivitetit dhe më pas të kalonit përmes 10 konfigurimeve të ndryshme.

Për të përmirësuar këtë imazh të shëmtuar Google lançoi një demo e quajtur “Android Management Experience.” Esencialisht është një uebsajt me disa opsione i cili ju ofron një panoramë të përgjithshme të Android for Work.

Opsionet janë minimale por mjaftojnë për të kuptuar çfarë ofron Android fo Work. Një prej tyre është menaxhimin e telefonit nga uebfaqja.

Projekti i shërben qëllimit mësë miri duke lehtësuar dukeshëm vënien në funksion të Android for Work. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni demon. (PCWorld Albanian)

Google publikoi një demo të Android for Work
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)