Google publikoi listën e 10 domeineve më të prekura nga “E drejta Europiane për tu harruar”

Publikuar më: 27-11-2015

Google-Right-to-be-ForgottenGoogle ka publikuar një listë me 10 domeinet më të prekura nga “E drejta europiane për tu harruar”. Për rikujtesë, në muajin Maj të 2014-tës një gjykatë e lartë e Bashkimit Europian lëshoi një urdhër i cili hynte menjëherë në fuqi dhe u jepte të drejtë qytetarëve europianë të kërkojnë gjigandit të motorit të kërkimit të largojnë lidhje nga përmbatje sensitive dhe të përshtatshme.

Bëhet fjalë për ato përmbajtje të cilat cënojnë privatësinë e qytetarëve europianë. Ky raport rezultoi suprizë sepse rrjeti social Facebook rezulton të jetë prekur më shumë nga kërkesa për tu harruar. Plot 10,180 lidhje URL pjesë e rrjetit social janë larguar nga rezultatet e kërkimit të Google.

Mesa duket një pjesë e madhe e atyre që kanë kërkuar largimin e përmbajtjeve të rrjetit social nga rezultatet e kërkimit nuk janë në dijeni se këtë gjë mund ta bëjnë direkt në rrjetin social.

Domeini i dytë më i prekur është Profile Engine. Google ka larguar 7,971 URL nga rezultatet e kërkimit që burojnë nga Profile Engine. Listën e 10 domeineve më të prekura e plotësojnë: Google Groups (6,762), YouTube (5,310), Badoo (4,425), Google Plus (4,125), annuaire.118712.fr (3,909), Twitter (3,863), Wherevent (3,458), and 192.com (307).

Megjithatë, kjo listë përbën vetëm 9 % e URL-ve të larguara nga rezultatet e kërkimit në total. Gjigandi i motorit të kërkimit bëri të ditur se ka larguar një total prej 1,230,787 URL nga rezultatet e kërkimit. Plot 347,533 janë imponuar nga kërkesat e përdoruesve.

Aktualisht, vendimi i “të drejtës për tu harruar” prek vetëm domeinet europiane të motorit të kërkimit si Google.fr, Google.de, Google.co.uk, Google.it etj. Por në muajin korrik një tjetër sinjal vjen nga autoriteti francez i privatësisë i cili mund ti shkaktojë jo pak dëme Google. (PCWorld Albanian)

Google publikoi listën e 10 domeineve më të prekura nga “E drejta Europiane për tu harruar”
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)